Telegrafi

Mbyllet përkohësisht tuneli i Kalimashit

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Transporteve informon se "ky kufizim i përkohshëm kryhet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore të këtij tuneli, të cilat, për arsye teknike dhe sigurie, nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku".

Tuneli u vu në funksionim ende pa përfunduar punimet në të. Kompania që po merret me ndërtimin kërkon vazhdimisht ndërprerjen e lëvizjeve në tunel për të vijuar punimet në brendësi të tij. /Telegrafi/tch/