Rruga e cila dërgon për në Brezovicë saktësisht në Qendër të Skijimit do të mbyllet për këtë vikend.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me arsyen që kjo rrugë do të asfaltohet.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon publikun se për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga 15 e deri më 17 nëntor 2019, në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion./Telegrafi/