Site icon Telegrafi

Mbyllet përkohësisht rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit.

MI tregon se nga data 15-22 shkurt 2019 do të ketë mbyllje të pjesërishme nga ora 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30.

“Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version