Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës, me rezultat 4-2.
Pas vetëm dy minutash lojë, skuadra nga Podujeva kaloi në epërsi me anë të Ahmed Januzit, që përfitoi nga një gabim i portierit mysafir.
Por, dy minuta kaluan dhe Drita barazoi shifrat në 1-1 me anë të Xhevdet Shabanit që pranoi një asistim të bukur nga ana e Limanit.
Ishte minuta e 39-të kur Festim Alidema shënoi për 2-1, me një gjuajtje të bukur, duke vënë mysafirët në epërsi.
Dy minuta më vonë, Edon Sadriu i barazoi shifrat në 2-2, duke ndezur sfidën edhe më shumë.
Në 45 minutat e dytë, Drita ishte e pamëshirshme dhe arriti të përmbyste rezultatin.
Në minutën e 69-të, Shabani realizoi edhe golin e tij të dytë, e që ishte me këmbën e tij të djathtë për 3-2.
Për të vulosur fitoren e mysafirëve u përkujdes Pirsley (78’), duke bërë që skuadra e tij të fitonte tre pikë të arta me rezultat 4-2.
Pas javës së 28-të, Drita vazhdon të jetë lider me 61 pikë, gjersa Llapi gjendet në të shtatin me 33 sosh dhe vazhdon luftën për qëndrimin në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/