Telegrafi

Mbyllet për tre muaj rruga për në Aeroport

Vendimi është marrë nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit nxjerr.

MTPT-ja ka njoftuar se gjatë kohës së mbylljes së rrugës për Aeroport, komunikimi do të bëhet përmes hyrjes së vjetër, rrugës regjionale Sllatinë-Magurë.

Sinjalizimi për informimin dhe orientimin e pjesëmarrësve në komunikacion për mbylljen e rrugës së Aeroportit dhe shfrytëzimit të hyrjes së vjetër për Aeroport do të vendoset nga kryerësi i punimeve për ndërtimin e rrethrrotullimit “Trema Engineering” nga Tirana. /Telegrafi/