Policia e Pejës njofton se më 2 dhe 3 shtator(e shtunë dhe e diel) rruga Radavc-Kullë do të jetë e mbyllur për qarkullim.
Sipas Policisë duke filluar nga ora 10:00 do të mbahen garat automobilistike në disiplinën malore “Kulla 2017” .
Më 2 shtator do të ketë stërvitje, ndërsa më 3 shtator do të zhvillohet gara automobilistike “Kulla 2017”.
“Andaj njoftohen të gjithë qytetarët që në intervalin kohor të cekur me lart të reduktojnë qarkullimin në aksin rrugor Pejë – Kullë”, thuhet në njoftimin e Policisë.