Telegrafi

Mbyllet për qarkullim rruga Negotinë – Shtip, për shkak të zjarrit në malin Serta

Në rrugën rajonale Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelisht, është ndërprerë komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet, njofton LAMM.

Rruga është e mbyllur për sigurinë e përdoruesve të rrugës, për shkak të zjarrit që është aktiv në këtë zonë.

Zjarri që përfshiu malin Serta pak ditë më parë nuk mund të vihet ende nën kontroll dhe është aktiv në tre pika, kurse autoritetet ndërhyjnë si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Deri më tani zjarri ka djegur një sipërfaqe dyfish më të madhe se qyteti i Negotinës.

Një zjarr i madh që është ende aktiv është ai në malin Ograzhden.