Site icon Telegrafi

Mbyllet për dy ditë rruga ‘Muharrem Fejza’, bëhet asfaltimi i shtresës finale

Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave e Komunës së Prishtinës, njofton se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtune.

Sipas drejtorisë, arsyeja e mbylljes është se do të asfaltohet shtresa finale e rrugës.

“Për shkak të punimeve në rrugën ‘Muharrem Fejza’, përgatitja dhe asfaltimi i shtresës finale ju njoftojmë se segmenti i rrugës Muharrem Fejza duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse
do të mbyllet për qarkullim prej rrethrrotullimit të rrugës ‘B’ në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi””.

“Të enjten do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim. Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë: e premte prej orës 06:00-18:00 dhe e shtune prej orës 08:00-18:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version