Site icon Telegrafi

Mbyllet pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës në Tiranë, largohen protestuesit

Është mbyllur pas rreth dy orë e gjysmë protesta e opozitës në ambientet e jashtme përballë Kuvendit të Shqipërisë.

Protesta u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Për rreth 2-orë e gjysmë, pjesëmarrësit në tubim tentuan që të çanin kordonin e policisë dhe të hynin brenda perimetrit të sigurisë së parlamentit.

Lexo po ashtu Protestuesit me gjetje interesante, pankartat me shkrimin "Narcos nga Ramaflix" tërheq vëmendjen

Ashtu sikurse edhe në protestat e opozitës përballë Bashkisë Tiranë, edhe në këtë tubim u ndoq i njëjti skenar me djegien e gomave dhe hedhjen e vezëve në drejtim të policisë.

Si pasojë e përplasjes u plagosën lehtë dy efektivë të policisë, ndërkohë që uniformat blu përdorën dhe spray lotjsellës për shpërndarjen e turmës.

Lexo po ashtu Tensione në Kuvendin e Shqipërisë dhe jashtë tij, Flamur Noka përjashtohet nga seanca

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.

Protesta e opozitës vjen pas investigimit të emisionit Rai 3, ku u hodhën akuza për lidhje të qeverisë me personazhe të inkriminuar. /Telegrafi/

Exit mobile version