Telegrafi

Mbyllet Panairi i Teknologjisë dhe Cilësisë 2009

Ky panair është cilësuar të jetë i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe njëkohësisht më i madhi i krijuar në rajon për sektorin e energjisë elektrike dhe infrastrukturës.

Organizatorët kanë theksuar se një rëndësi më të madhe i ka dhënë edhe prania e kompanive gjigante nga Evropa si “Verbund”, “Becchetti”, “Enel”, “CEZ”, “Monkada”, “EVN”, “CAE”, “Adrix” etj.

Gjatë këtyre katër ditëve të panairit kompanitë kanë pasur mundësinë që të njohin veprimtarinë e njëra-tjetrës dhe të shohin mundësitë për të hyrë në investime e tregje të përbashkëta.

E veçanta e këtij panairi ishte synimi për arritjen e tregun 7 milionësh. Me një mbështetje të pakursyer të Shqipërisë dhe me krijimin e rrethanave të reja pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës janë hapur mundësinë që shqiptarët të zgjerojnë tregun e tyre nga 4 e 3 milionë në 7 milionë.

Kjo bën që interesi gjeostrategjik i shqiptarëve si komb të jetë jashtëzakonisht i madh, të ketë një rritje cilësore dhe krijohen kushtet ku Shqipëria si vend dhe shqiptarët si komb janë në pozita ekspansioni, në pozitat e zgjerimit të tregut të tyre.

Në kuadër të këtyre nismave dhe për të gjetur bashkëpunues e investitor nga jashtë në Panairin Ndërkombëtar të Teknologjisë dhe Cilësisë 2009 kanë prezantuar edhe ndërmarrjet më profitabile nga Kosova si PTK-ja, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, KEK-u, Kompania “Ballkan” dhe Kostt-i.

Përfaqësuesit e kompanive nga Kosova kanë deklaruar për Kosovapress se kanë arritur të vënë kontakte të shumta me kompani të fuqishme të Evropës, të cilat në të ardhmen edhe mund të jenë investitor në Kosovë.

Ndryshe, në kuadër të panairi i cilësuar edhe si “panairi 7 milionësh” i mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë ka përmbledh edhe një sërë aktivitetet tjera, si me konferenca e forume të ndryshme për energjetikën e infrastrukturën. /kosovapress/