Telegrafi

Mbyllet pa miratimin e ndonjë rezolute seanca për migrimin

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme pa miratimin e ndonjë rezolute në lidhje me migrimin e kosovarëve.

Pas diskutimeve nga deputetët, në fund Fidan Rekaliu, në emër të propozues-ve për këtë debat, kërkoi nga grupet parlamentare të dërgojnë nga një përfaqësues të mënyrë që të hartojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës.

Rekaliu deklaroi se në momentin që kjo rezolutë do të jetë gati, ata do të njoftojnë kryesinë e Kuvendit.

Mirëpo, kryesuesi i kësaj seance të jashtëzakonshme, Kujtim Shala, tha se edhe nëse do të kishin ndonjë rezolutë të shkuar, nuk ka kuorum, kështu që e mbylli seancën e jashtëzakonshme.

Në minutat e fundit të kësaj seance kishin mbetur vetëm 15 deputetë në sallë të cilët ishin paraqitur për të marrë fjalën.