Site icon Telegrafi

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Juventusit dhe Manchester Cityt

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Juventusit dhe Manchester Cityt që po zhvillohet në kuadër të rrethit të gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Rasti i parë serioz u krijua nga vendasit, që rrezikuan me anë të Kenan Yildiz, që lëshoi një goditje të fuqishme, por shkoi jashtë.

Erling Haaland (40’) e testoi Michele Di Gregorion, por që gardianin i Zonjës së Vjetër ishte i vëmendshëm.

Juventusi ishte shumë i vëmendshëm në mbrojte, duke mos lejuar shumë hapësira dhe duke dalë përpara me kundërsulme.

Në anën tjetër, Citizens nuk ia dolën të shfaqin lojën e tyre, duke lëvizur ngadalë nga zona ë zonë.

Në 45 minutat e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol, duke ditur se dy skuadrat kërkojnë fitoren me patjetër, pasi kanë vetëm tetë pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

Exit mobile version