Site icon Telegrafi

Mbyllet pa fitues ndeshja dramatike: Interi tronditet nga Monza

Interi dhe Monza i kanë ndarë pikët në duelin që u luajt në kuadër të javës së 17-të në Serie A, pasi përfundoi 2-2.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Matteo Darmian, që u asistua prej Alesandro Bastonit.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm një minutë, shkaku që Ciurria i baraoi shifrat në 1-1 me një asistim të Pessinas.

Kaluan edhe 11 minuta të tjerë nga goli i dytë i takimit, dhe Interi riktheu epërsinë, derisa Lautaro Martinez (22’) ishte në listën  e golashënuesve.

Në 45 minutat e dytë, Nerazzurët u shokuan, pasi venadasit shënuan golin e epërsisë në sekondat e fundit të takimit.

Fillimisht, një rast më të mirë e pati Pablo Mari i Monzas, që në minutën e 73-të lëshoi një goditje me kokë, por Andre Onan intervenoi me lehtësi.

Për t’i shokuar mysafirët u përkujdes Luca Caldirola, që realizoi në minutën e 90+4-të për 2-2, duke rrëmbyer kështu një pikë.

Pas javës së 17-të, Interi gjendet në vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do kenë punë me Veronan. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version