Site icon Telegrafi

Mbyllet pa fitues kryendeshja ndërmjet Napolit dhe Juves (Video)

Getty Images

Napoli dhe Juventusi janë ndarë baras (1-1) në ndeshjen kryesore të javës së 30-të në Serie A që u zhvillua në San Paolo.

Bianconerët e zhbllokuan rezultatin në minutën e shtatë. Sami Khedira depërtoi drejt zonës, kombinoi me Miralem Pjanic dhe e shënoi golin e epërsisë.

Sami Khedira realizoi golin e Juves (Getty Images)

Skuadra vendase dominoi me posedimin e topit dhe përpjekjet për të shënuar, mirëpo mysafirët zhvillonin lojë defensive dhe ia dolën ta mbronin epërsinë deri në mbyllje të pjesës së parë.

Goli i barazimit u shënua pas një ore lojë. Marek Hamsik pranoi një top në hyrje të zonës nga Dries Mertens dhe e mposhti portierin Gigi Buffon.

Marek Hamsik e barazoi rezultatin (Getty Images)

Në vazhdim të ndeshjes të dyja skuadrat u përpoqën që ta fitonin ndeshjen, mirëpo as njëra e as tjetra nuk ia dolën ta thyenin kundërshtarin, ashtu që u desh të pajtoheshin me barazim.

Përkundër këtij barazimi, Juventusi vazhdon kryesimin në tabelën e Serie A me gjashtë pikë më shumë se Roma. Napoli është i treti në tabelë me katër pikë më pak se Roma dhe katër më shumë se Lazio që mban vendin e katërt.

Në xhiron e ardhshme, Zonja e Vjetër pret Chievon, kurse Partenopei udhëtojnë te Lazio. /Telegrafi/

https://twitter.com/SemprePodcastTV/status/848627903684374529

Exit mobile version