Site icon Telegrafi

Trepça ’89 fiton ndeshjen spektakolare ndaj Ferizajt

Foto: Arkiv

Ndeshje spektakolare është zhvilluar në kudër të javës së 16-të në Albi Mall Superlingën e Kosovës ku u përballen Ferizaj dhe Trepça ’89.

Ndeshja përfundoi 3-2 në favor të skuadrës nga Mitrovica, që i mori fitore të madhe në udhëtim.

Ferizaj pati rastin të kalonte e para në epërsi, por Ramush Ramadani humbi penalltinë, derisa Albion Pllana kaloi mysafirët në avantazh 0-1.

Vendasit barazuan me Panadic nga penalltia në minutën e 62-të, por mysafirët realizuan dy gola të shpejtë me Drilon Fazliun dhe Ojekambin për 1-3.

Golin e fundit në ndeshje e realizoi Astrit Fazliu për 2-3, por që vendasit pësuan disfatë në shtëpi.

Trepça ’89 ka aktualisht 18 pikë dhe gjendet në vendin e tetë, ndërsa Ferizaj vazhdon të jetë e fundit me 12 sosh. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version