Site icon Telegrafi

Mbyllet ordinanca e vetme gjinekologjike në Shutkë

Foto: Ilustrim

“Nga 22 Janari, ordinanca gjinekologjike në Shutkë ka mbyllur dyert e saj, duke pushuar kështu së dhëni shërbime gjinekologjike grave të kësaj Komune”.

Të paktën 22 Janari, është data e shkruar në njoftimin zyrtar, i cili është i ngjitur në hyrjen e ordinancës, megjithëse banorët e Shutkës thonë se ordinanca është e mbyllur më shumë se një jave.

Gjinekologia pasi ka mbyllur ordinancën në Shutkë atë e ka hapur në Hasanbeg. Ekipi i televizionit ALSAT vizitoi Hasanbegun, për të pyetur mjeken për arsyet e këtij transferimi.

Alsat drejtoi pyetje në ministrinë e Shëndetësisë për të pyetur nëse vendimi ka qenë i tyre për transferimin e ordinancës. Ministri tha se gjinekologia ka vendosur vetë për këtë çështje meqë është koncesionare e ordinancës, ndërkohë që u zotua se për një kohë të shkurtër dikasteri i Shëndetësisë do të gjejë zgjidhje afatgjate për këtë problem.

Ndryshe, mbi 40,000 banorët e Shutkës për vite me radhë janë përballur me mungesën e gjinekologëve amë, ndërkaq gjinekologia Vjollca Mbiarra nga Shqipëria u angazhua në këtë ordinancë para rreth 3 vitesh. Vdekshmëria e foshnjave tek popullata rome është shumë më e lartë krahasuar me përkatësitë e tjera etnike, fenomen i cili llogaritet se vjen nga mos kujdesi adekuat shëndetësorë gjatë shtatzënisë deri në lindjen e foshnjave./Alsat/

Exit mobile version