Site icon Telegrafi

Mbyllet OJQ-ja e imamit që është e lidhur me “Vëllazërinë Myslimane”

Express ishte tek zyrat e tyre, ndërtesa e madhe shumëkatëshe në lagjen Arbëria në Prishtinë, por aty ishte vetë vetëm një mbi-shkrim që aktivitet është pezulluar, pa e thënë se kush e ka bërë këtë.

Gazeta qe dy ditë është duke pritur një përgjigje nga imami Husamedin Abazi për pezullimin e aktivitetit të OJQ”së që ai drejton, por ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të Gazetës.

Gazeta nuk ka marrë përgjigje as nga Prokuroria, Policia e as Njësia e Inteligjencës Financiare për këtë veprim mbylljeje të OJQ-së AKEA.

AKEA është njëra nga OJQ-të më të fuqishme kosovare, me orientim edhe fetar, që madje ka bashkëpunim edhe me Qeverinë e Kosovës- ka së paku aktivitete të përbashkëta me ministrin e Arsimit dhe atë të Mjedisit.

Besohet që është e lidhur me lëvizjen politike islamike “Vëllazëria Myslimane” e cila vite më parë e mori pushtetin në Egjipt me Muhamed El-Morsin, por që e humbën pushtetin pas nj viti me një grusht-shtet nga gjenerali El-Sisi, i cili tash është Kryetar i zgjedhur i Egjiptit.

“Vëllazëria Myslimane” në Egjipt dhe disa vende arabe konsiderohet tashmë organizatë terroriste, derisa në shtetin ku nisi kjo lëvizje, pra në Egjipt, janë vrarë deri tash mbi 500 drejtues të saj të dënuar në një proces që mediat e perëndimit e raportuan si të dyshimtë për shkak të shpejtësisë me të cilën u zhvillua dhe pamundësisë për të ushtruar ankesa nga të dënuarit.

Faqja zyrtare e Forumit i të Rinjve Mysliman (FRM), OJQ e afërt me partinë islamike LISBA, ka njoftuar se pos OJQ-së AKEA, janë mbyllur edhe OJQ të tjera me orientim islam.

Në një artikull me titullin “Vazhdon terrori ndaj myslimanëve, mbyllen mbi 10 OJQ”, FRM njofton se është Ministria e Punëve të Brendshme ajo që ka mbyllur OJQ-të.

“Në vazhdën e burgosjes së imamëve në Kosovë, tani ministria e brendshme ka marrë vendim ti mbyllë OJQ-të. Me dhjetëra OJQ që janë udhëhequr nga myslimanët qytetarë të Kosovës janë mbyllur nga sot, ndër OJQ-të e mbyllura është edhe “ASOCACIONI PER KULTURË DHE ARSIM-AKEA”, e cila njihet për organizime edukative dhe arsimuese. Mbyllja e OJQ-ve është traditë në shtetet komuniste dhe shtetet ku regjimi i një ideologjie dominon”, shkruan ky forum./Express/
 

Exit mobile version