Në shkollën fillore “7 marsi” në komunën e Çairit, vendvotimi 2884 është mbyllur për më shumë se 30 minuta.
Vendvotimi është mbyllur si pasojë e një gabimi nga ana e një anëtari të këshillit zgjedhor, i cili në vend se një ka grisur dy fletëvotime për një person.
Disa nga votuesit të regjistruar në këtë vendvotim janë kthyer pa votuar pasi që nuk kanë pritur deri sa vendvotimi të hapet përsëri, përderisa votues tjerë po vijnë vazhdimisht.
Sipas kryetares së këshillit komunal gabimi pritet të rregullohet së shpejti dhe vendvotimi të hapet sërish.