Telegrafi

Mbyllet një lokal në Tetovë, zbulohen 29 persona brenda lokalit jashtë orarit të punës

Inspektorati Shtetëror i Tregut mbylli një lokal në Sedllarcë të Epërme mbrëmë në ora 21:00 për shkak se në lokal janë gjetur 29 mysafirë të cilët kanë qëndruar jashtë orarit të punës.

Policia po ashtu ka privuar nga liria 41-vjeçarin B.I.

“Pronari i objektit është mbajtur në stacion policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/