Policia dje ka mbyll një lokal në Tetovë për shkak të mosrespektimit të masave kundër coronavirusit.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme, përkatësisht rreth orës 22:35 në një objekt hotelier në fshatin Zherovjan në Tetovë, gjatë një kontrolli të përbashkët midis policisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, rreth 40 persona u kapën brenda objektit.
Policia ka arrestuar pronarin e objektit 31-vjeçarin H.A. nga fshati Bogovin. H.A. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” si dhe “Trafikimi i qenieve njerëzore”.
Policia gjithashtu ka arrestuar dy persona të tjerë brenda objektit. Është arrestuar 30 vjeçari I.D. nga Tetova pasi tek i njëjti është kapur materie e bardhë në formë të pluhurit si dhe 21-vjeçari E.Z. nga Sedllarca tek i cili është gjetur marijuhanë, transmeton Alsat.
Në objekt janë arrestuar edhe shtatë shtetase të Serbisë, një shtetase e Bullgarisë si dhe dy shtetase të Maqedonisë.
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur objektin ndërsa pas dokumentimit të plot të rastit do të parashtrohet padi konkrete”, informojnë nga MPB.