Telegrafi

Mbyllet një lokal në Shkup, nuk respektoi protokollet anti-Covid

Një lokal i njohur në Shkup mbrëmë është mbyllur nga Inspektorati i Shtetëror i Tregut pasi që nuk ka respektuar protokollet anti-Covid-19.

Në një aksion të koordinuar, nga Komuna Qendër, Ministria e Brendshme dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë vërtetuar se ka pasur më shumë persona se sa është e lejuar dhe lokali u mbyll.

Mysafirët kanë pasur certifikatë vaksinimi, tek dera policia ka identifikuar mysafirët dhe ka kërkuar certifikatë të vaksinimit, por problemi u shfaq më vonë kur restoranti ishte plot me mysafirë dhe kishte më shumë persona se sa ishte e lejuar. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska për SDK.

Personi përgjegjës është gjobitur me 1.500 euro, ndërkaq lokali do të mbyllet nga 10 deri në 30 ditë.