Site icon Telegrafi

Mbyllet nën ritmet e folklorit ballkanik pjesa e parë e Samitit të Berlinit në Tiranë

LSA

Sesioni i parë i Samitit të Procesit të Berlinit që po zhvillon punimet në Tiranë u mbyll me realizimin e fotos familjare.

Përpara ambienteve të Piramidës, liderët e vendeve pjesëmarrëse në këtë takim ndoqën fillimisht një performancë të valltarëve me motive folklorike dhe të komuniteteve minoritare mbi kulturën dhe traditën.

Në përfundim pjesëmarrësit në këtë samit bënë edhe foton familjare.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ditë “një dite të mbushur me energjinë e mirë të njerëzve që ndajnë të njëjtën dhe të vetmen perspektivë, Evropën dhe vlerat e saj”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version