Site icon Telegrafi

Mbyllet ndeshja e ‘çmendur’ mes Levantes e Real Madridit: Gjashtë gola të shënuar dhe një karton i kuq

Real Madridi ka arritur që në frymën e fundit të marrë një pikë në javën e dytë të La Ligës, në përballjen ndaj Levantes që përfundoi 3-3.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me anë të Gareth Bale, që u asistua nga Karim Benzema.

Kjo doli të ishte edhe gola e vetme e pjesës së parë, derisa në të dytën u shënuan edhe pesë të tjera.

Qysh në startin e 45 minutave të dytë, Marti Roger i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Gonzalo Melero.

Levante nuk u ndal me kaq dhe i përmbysi shifrat në 2-1 me golin e realizuan nga Jose Campana, me një asistim prej Jorge de Frutos.

Por, ishte Vinicius Junior (73’) që e rindezi sfidën, duke i barazuar shifrat në 2-2, e që më pas erdhi edhe goli i pestë në këtë takim.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Rober Pier e riktheu epërsinë për Levanten për 3-2, mirëpo nuk arritën të mbajnë epërsinë.

Në skenë u shfaq sërish Viniciu Junior që në minutën e 85-të pranoi një asistim nga Karim Benzema, për të shënuar në 3-3.

Levante më pas mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pas portieri Aitor Fernandez doli afër mesit të fushës për të ndaluar aksionin e Los Blancos, duke detyruar kështu një lojtar të futet në portë, pasi të gjitha zëvendësimet ishin kompletuar.

Real Madridi megjithatë nuk ia doli të fitonte edhe pse ishin me numër më të madh në fushë, duke marrë kështu vetëm një pikë.

Pas javës së dytë, Real Madridi ka vetëm katër pikë, ndërsa në xhiron e tretë do të takohen me Real Betisin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version