Liverpooli ka fituar me shumë mund ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier, me rezultat 4-3.
Pas vetëm tre minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Curtis Jones, ndërsa Trent Alexander-Arnold ishte asistuesi.
Dy minuta kaluan nga goli i parë dhe Liverpooli realizoi edhe të dytin, tani përmes Luiz Diaz, gjersa asistoi Cody Gakpo.
LUCHOOOOOOOO!!!!! GET IN!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/e3Nr4GilUv
— Liverpool FC (@LFC) April 30, 2023
Në minutën e 15-të, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp realizoi edhe të tretin, ndërsa Mohamed Salah e konvertoi penalltinë në gol.
Tottenhami më pas u kundërpërgjigj nëpërmjet Harry Kane (39’), por që nuk ishte e mjaftueshme.
Kane pulls one back.#LIVTOT // 3-1 pic.twitter.com/zcLLzAlxQ7
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 30, 2023
Në 45 minutat e dytë u zhvillua një ndeshje edhe më e zjarrtë, derisa Spurs i vunë nën presion vendasit – ndërsa u shënuan dy gola.
Ishte minuta e 78-të e takimit kur Heung-Min Son realizoi për 3-2, duke ndezur edhe më shumë sfidën.
RICCCHYYYYYYYY!!! 🇧🇷 pic.twitter.com/UeVPavasnb
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 30, 2023
Mysafirët nuk u dorëzuan deri në fund dhe e barazuan rezultatin në 3-3 me golin e Richalison në minutën e 90+3-të.
Por, Liverpooli ia doli më fund të shënonte golin e fitore për 4-3 me anë të Diogo Jotas (90+5′).
Pas javës së 34-të, Liverpooli ka kaluar në vendin e pestë me 56 pikë, dy më shumë se Tottenhami, ndërsa në xhiron e 35-të, Reds do të kenë punë me Fulhamin. /Telegrafi/