Telegrafi

Mbyllet ndeshja dramatike mes Trepçës ’89 dhe Besës me gjashtë gola të shënuara

Trepça ’89 ka arritur të marrë një fitore spektakolare përballë Besës me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas vetëm katër minutash lojë, Sadat Berisha kaloi vendasit në epërsi, pas një harkimi nga Muharrem Jashari.

Por, mitorivicasit nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe golin e dytë me anë të Mahmoud Darwish (22′) që u gjet bukur brenda zonës dhe shfrytëzoi harkimin e Ardian Mujës.

Dy minuta më vonë, Darwish shënoi përsëri për Trepçën ’89, me një goditje nga distanca për 3-0.

Besa disi filloi ta merrte vetën dhe ngushtoi epërsinë e vendasve në 3-1 me golin e realizuar nga Ardi Tahiri në minutën e 44-të, nga një asistim i Etnik Brrutit.

Pjesa e dytë sërish filloi më mirë për Trepçën ’89 që shënoi edhe golin e katërt me anë të Sadat Berishës (64′) e që për të ishte goli i dytë në këtë takim.

Pas javës së 14-të, Trepça ’89 gjendet në vendin e shtatë me 17 pikë, aq sa ka edhe Arbëria në të gjashtin, derisa Besa është në të fundit me gjashtë sosh. /Telegrafi/