Telegrafi

Mbyllet ndeshja dramatike: Gjilani dhe Llapi ndajnë pikët në takimin që prodhoi katër gola

Foto: SC Gjilani/ Facebook

Gjilani dhe Llapi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 2-2

Ishin vendasit, ata që rrezikuan portën kundërshtare me anë të Muamer Svrakas në minutën e pestë, por goditja e tij me kokë ishte e pasaktë.

Llapjanët më pas filluan të këndellen dhe krijuan një rast mjaftë serioz me anë të Valmir Veliut që u asistua nga Edison Kqiku, mirëpo goditja e tij përfundoi afër shtyllës pingule.

Mysafirët vazhduan me aksione të bukura dhe në minutën e 15-të arritën të shënonin golin e parë me anë të Valmi Veliut, që përfitoi nga një gabim i Kqikut.

Gooooooool 🎯Barazon shifrat Keita Razak në minutën e 23-tëSC Gjilani🆚️KF Llapi 1:1

Publiée par SC Gjilani sur Lundi 29 juin 2020

Por, Gjilani nuk u demoralizua nga ai gol dhe arriti t’i barazonte shifrat 1-1 me anë të Keita Razak (22’), pas një asistimi nga Gerhard Progni.

Kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte me këtë rezultat, llapjanët arritën të rikthenin epërsinë me golin e Veliut në minutën e 42-të, e që ishte i dyti për të në këtë ballafaqim.

Pjesa e parë përfundoi me këto tri gola, ndërsa në të dytën u shënua vetëm një.

HT| ⏱Jemi në disavantazh pas 45 minutave lojë…⬇️SC Gjilani🆚️KF Llapi 1:2

Publiée par SC Gjilani sur Lundi 29 juin 2020

Mysafirët e filluan pjesën e dytë edhe më mirë, e që rrezikuan me anë të Veliut në minutën e 57-të, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Gjilani kishte një shans të artë në minutën e 87-të me anë të Ylber Kastratit, mirëpo Giaccomo Nava ishte në vend dhe pranoi goditjen me lehtësi.

Ishte Progni që në minutën e 90-të e shpëtoi Gjilanin nga humbja, pasi barazoi shifrat në 2-2 me një goditje të fuqishme.

Me këtë barazim, Gjilani gjendet tani në pozitën e tretë me 52 pikë, gjashtë më pak se lideri Drita, ndërsa Llapi është në të gjashtin me 39 sosh. /Telegrafi/

GoooooolBarazon Progni me super gol në minutën e 90-tëSC Gjilani🆚️KF Llapi 2:2

Publiée par SC Gjilani sur Lundi 29 juin 2020