Kalimi kufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë sot do të mbyllet, për shkak të grevës së zyrtarëve të doganave greke. Kufiri mund të kalohet vetëm në këmbë.
Siç njoftojnë nga MPB, në kalimin kufitar Bogorodica ndalesa do të zgjasë 24 orë dhe ka filluar prej sot në orën 6 të mëngjesit, gjithashtu edhe në kalimin kufitar Mexhitlija, ku ndalesa ka filluar prej orës 6:30, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kalimin kufitar Dojrani i Vjetër, ndalesa do të zgjasë vetëm sot prej orës 17 deri në orën 23./Telegrafi/