Telegrafi

Mbyllet konkursi vjetor i Qendrës Kinematografike për mbështetje të projekteve filmike

Është mbyllur konkursi vjetor i Qendrës Kinematografike të Kosovës për mbështetje të projekteve filmike.

Këtë vit kanë aplikuar gjithsej 71 projekte filmike.

Nga këto projekte:

12 projekte kanë aplikuar në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik;
11 projekte në kategorinë e bashkëprodhimeve minorë për film të metrazhit të gjatë artistik
6 projekte në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë dokumentar
3 projekte në kategorinë për postproduksion të filmit të metrazhit të gjatë artistik
1 projekt në kategorinë e filmave të regjisorëve debutant
14 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë artistik
3 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë dokumentar
5 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë të animuar
16 projekte në kategorinë për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar.

Shuma e buxheti të QKK-së për këtë vit është 810,000 euro, shumica e së cilës ndahet për mbështetjen e projekteve filmike.

Pas mbylljes së konkursit është formuar komisioni i konkursit i cili verifikon secilin aplikacion se a i plotëson kriteret e përcaktuara me konkurs dhe aktet ligjore në fuqi.

Me përfundimin e procesit të punës së komisionit të konkursit dhe atij financiar, emërohet juria vlerësuese të cilët shqyrtojnë dhe vlerësojnë projektet.