Ikja e qytetarëve të Maqedonisë për të jetuar jashtë vendit, si dhe vendosja e tyre nëpër qytete, ka bërë që numri i nxënësve të cilët regjistrohen në klasë të parë të ulet me të madhe nëpër disa fshatra.
I fundit që ka “pësuar” nga mungesa e fëmijëve të vegjël për t’u regjistruar në klasën e parë është fshati Belicë e Poshtme në Strugë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Si pasojë e mungesës së fëmijëve është bërë mbyllja e klasës së parë, gjegjësisht këtë vit të ri shkollor nuk do të ketë nxënës të klasës së parë në këtë fshat.
Belica e Poshtme është fshat në Komunën e Strugës, ndërsa sipas statistikave të vitit 2002 ka pasur 1026 banorë me shumicë shqiptare (945), të pasuar nga vllehët (24) dhe maqedonasit (17)./Telegrafi/