Telegrafi

Mbyllet kampionati në Shqipëri, Tirana e siguron mbijetesën

Pasi që kampioni ishe caktuar disa javë më parë, ku Partizani fitoi titullin, vetëm në xhiron e fundit, Tirana e ka siguruar mbijetesë,

Tirana ka arritur ta mposht thellë Flamurtarin me rezultat 3-0. Albi Doka shënoi në minutat 65 dhe 67 , ndërsa një e shtoi Edon Hasani.

Me këtë fitore Tirana u ngjit në kuotën e 47 pikëve.

Mbyllet ndeshja ne "Selman Stermasi" #forcatirona ⚪️🔵

Publiée par KF Tirana sur Jeudi 30 mai 2019

Në anën tjetër Kastrioti ka pasur nga Kukësi (3-1). Reginaldo që realizoi dy herë kundrejt vetëm një goli të Shkurtajt, fitoi betejën me shokun e skuadrës për Këpucën e Artë të Superiores duke e mbyllur kampionatin me 13 gola.

Siguroi zyrtarisht kualifikimin në Ligën e Evropës edhe Teuta që me dy gola në minutat shtesë të Kallakut dhe Camara mposhti 2-0 Laçin në Niko Dovana dhe u ngjit në kuotën e 57 pikëve duke u renditur e treta.

Në vend të katërtë u pozicionua Skënderbeu që fitoi 3-0 në tavolinë ndaj Kamzës dhe parakaloi në renditje Flamurtarin.

Tashmë korçarët presin një përgjigje pozitive nga CAS dhe që Kukësi të mposhtë Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë për të luajtur në Evropë.

Në Gjirokastër ndërkohë në një ndeshje pa objektiva Luftëtari e Partizani u ndanë në një barazim 1-1. /Ss/