Telegrafi

Mbyllet java e 30-të në Superligë – Drita me hap të madh drejt titullit, Trepça ’89 mbetet në zonën e kuqe

Kanë përfunduar të gjitha takimet e xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Edhe kësaj radhe nuk kanë munguar befasitë, ku Vushtrria është përkujdesur për më të bukurën pasi ndali Trepçën ’89 1-1 në udhëtim.

Lideri aktual Drita ka vazhduar me fitore teksa ka mposhtur Feronikelin në shtëpi 2-1, ndërsa Fitore ka marrë edhe Flamurtari 4-3 ndaj Dukagjinit.

Drenica mposhti lehtë Ferizajn 3-0, ashtu siç bëri Ballkani me Llapin 5-1.

Ndërkohë derbi i javës i ka takuar Gjilanit që mposhti në shtëpi Prishtinën me rezultat 2-1.

Drita vazhdon të mbetet lider me 64 pikë, pesë më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë.

Në vendin e tretë ndodhet Gjilani me 58 pikë, një më pak se Prishtina që ndodhet e katërta, ndërsa Feronikeli e pesta me 44 pikë.

Pas xhiros së 30-të është bërë edhe më interesante lufta për mbijetesë, ku Flamurtari tani është e gjashta me 40 pikë, duke lënë Llapin në vendin e shtatë me një pikë më pak.

Drenica është në vendin e tetë me 38 pikë, ndërsa Trepça ’89 ka tri pikë më pak në vendin e nëntë.

Ndërkohë tri skuadrat e përshëndetura tanimë me elitën e futbollit kosovar janë Ferizaj (26), Vushtrria (18) dhe Dukagjini me 10 pikë. /Telegrafi/