Site icon Telegrafi

Mbyllet java e 13-të në Superioren e Shqipërisë: Partizani merr kreun, Tirana rikthehet te fitorja

Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin me ndeshjen Tirana – Bylis. Në stadiumi “Niko Dovana” triumfuan bardheblutë me rezultatin e thellë 4-0.

Po sot u zhvillua edhe ndeshja Laçi – AF Elbasani, që përfundoi në barazim 1-1. Golit të Mjakit në minutën e 4-t iu përgjigj Blaise Tsague në fraksionin e dytë.

Të shtunën u luajtën tre nga takimet e javës së 13-të. Egnatia – Vllaznia dhe Teuta – Skënderbeu u mbyllën në barazim 1-1.

Partizani mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Dinamo City-t në “Elbasan Arena”. Të kuqtë e kryeqytetit triumfuan 2-1 dhe tani kryesojnë të vetëm renditjen me 24 pikë.

Exit mobile version