Grupi pornografik në rrjetin social ‘Telegram’ që kishte mbi 7.000 anëtarë tashmë nuk ekziston. Janë fshirë të anëtarët, pas denoncimit të rastit në polici nga dy vajza.
Anëtarët në grup kërkonin fotografi intime nga vajza me emra dhe mbiemra konkret, njofton Telegrafi Maqedoni.
MPB identifikoi krijuesin e grupi ‘Dhoma publike’ me inicialet D.K nga Shkupi dhe një nga administruesit me inicialet M.P nga Shkupi. Gjatë hetimit duhet të vërtetohen edhe personat tjerë që kanë pasur role administruese në grup.
MPB njoftoi se në bashkëpunim me Prokuoriun Publik, do të bëhen konsultime shtresë që të prezantohen dëshmitë që janë në dispozivion. Nga MPB do të bëhen analiza shtresë për përmbajtjen në grup, me qëllim të vërtetimit të aktiviteteve joligjore të dënueshme sipas Kodit Penale./Telegrafi/