Telegrafi

Mbyllet ferma me luledielli, shkaku i 7 mijë turistëve që shkuan për të bërë ‘selfie’ (Foto)

Ferma e mbjellë me luledielli që ndodhet në Ontario të Kanadasë, është detyruar të mbyllet shkaku i 7,000 turistëve që bllokuan trafikun në tërësi.

Raportohet se kishte afro katër kilometra kolona, me vizitorët që donin të bënin ‘selfie’ me lulet, transmeton Telegrafi.

Nga frika se mund të shkaktojnë dëme duke dashur të zënë këndim më të mirë dhe deri në një organizim tjetër të trafikut, është vendosu që ferma të mbyllet për vizitorë.

Kjo fermë që ofron pamje të mahnitshme, ishte e hapur për vizitorë që nga viti 1969, por pasi u popullarizua në rrjetet sociale, ka numër enorm vizitorësh.

“E kemi mbyllur dhe më nuk do ta hapim, sepse kemi dëme të konsiderueshme. Na duhet të paguajmë roja shtesë, për të kontrolluar ata që po dëmtojnë pa qëllim, apo po i këpusin lulet”, ka thënë një prej pronarëve.

Megjithatë, shumë vizitorë po shfrytëzojnë rrugicat malore, që të shkrepin një fotografi pranë të mbjellave. /Telegrafi/