Kampionati Botëror në basketboll që po zhvillohet në Japoni, Filipine dhe Indonezi, për herë të parë në tri vende dhe i dyti me 32 ekipe, ka mbyllur fazën e grupeve.
Sot janë mësuar 16 ekipet që kanë kaluar tutje, pasi secila nga skuadrat pjesëmarrës zhvilloi tri ndeshje.
Nga Grupi A, tutje kanë kaluar Republika Dominikane që mori tri fitore dhe Italia që triumfoi dy herë, duke lënë në fund të grupit Anglonë dhe Filipinet.
Edhe Grupi B, nuk kishte befasi, ku Serbia dhe Porto Riko kaluan tutje, duke lënë jashtë Sudanin Jugor dhe Kinën.
SHBA-të ishin larg më të mirat në grupin C, ku me tri fitore dolën si lider, të përcjellë nga Greqia si e dyta. Nga gara janë larguar Zelanda e Re dhe Jordania.
🇩🇴🇱🇹🇩🇪🇨🇦 on top of their groups ahead of the Second Round 🔝#FIBAWC x #WinForAll
— FIBA Basketball World Cup 2023 🏆 (@FIBAWC) August 29, 2023
Ashtu siç ishte pritur, Grupin D e ka dominuar Lituania me 6 pikë, ndërsa e dyta doli Mali i Zi me 5 pikë, duke lënë jashtë Egjiptin dhe Meksikën.
Gjermania dhe Australia dolën si fituese të grupit E, ndërsa Japonia dhe Finlanda nuk arritën të marrin pikët për të vazhduar garën.
Sllovenia e Luka Doncic doli e para në grupin F, ndërsa Gjeorgjia doli e dyta, duke lënë pas Kepin e Gjelbër dhe Venezuelën.
Në grupin G, Spanja dhe Braziliani kaluan tutje nga dy pozitat e para duke lënë pas Bregun e Fildishtë dhe Iranin.
🇷🇸🇺🇸🇸🇮🇪🇸 through to the Second Round on top of their groups 🏔️#FIBAWC x #WinForAll pic.twitter.com/JM5jgPkMP5
— FIBA Basketball World Cup 2023 🏆 (@FIBAWC) August 30, 2023
Befasia e madhe ndodhi në grupin e fundit, atë H, ku Franca nuk arriti të kalojë tutje, duke marr vetëm një fitore në xhiron e fundit. Kanada dhe Latvia kaluan tutje.
Vendet e treta dhe të katërta të grupeve do të zhvillojnë edhe nga dy ndeshje për të përcaktuar pozitat nga 17 deri në 32.
Fituesit e grupeve do të luajnë në në katër grupe të ndara nga dy ndeshje. /Telegrafi/