Ka përfunduar faza çerekfinale në basketboll në kuadër të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’, ku tashmë dihen edhe çiftet gjysmëfinaliste.
Katër kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin tutje janë Gjermania, Serbia, Franca dhe Amerika.
Gjermanët për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale arritën që ta mposhtin Greqinë me rezultat 76:53, ndërsa tutje u kualifikua edhe Serbia pas fitores ndaj Australisë me rezultat 95:90.
Ndonëse nuk llogariteshin si favoritë për të vazhduar tutje, megjithatë, Franca arriti që ta eliminojë Kanadanë, duke e mposhtur me rezultat 82:73.
FRANCE 🇫🇷 WILL BE IN THE SEMI-FINALS! #Paris2024 x #Basketball pic.twitter.com/XjakuVfumE
— FIBA (@FIBA) August 6, 2024
Kombëtarja e fundit e cila kompletoi ekipet që kanë siguruar gjysmëfinalen ishin SHBA-të, të cilët arritën pa probleme ta mposhtin Brazilin me rezultat 122:87.
Çiftet gjysmëfinaliste:
Francë – Gjermani (8 gusht)
SHBA – Serbi (8 gusht)
Finalja e madhe do të luhet më datë 10 gusht, ndërsa po në të njëjtën ditë do të luhet edhe dueli për medaljen e bronztë./Telegrafi/