Telegrafi

Mbyllet edhe takimi i Brukselit – sërish pa ndonjë rezultat

"Beogradi edhe më tej i ka sqaruar propozimet e veta për autonominë e Kosovës brenda Serbisë. Prishtina e ka elaboruar propozimin e saj, Traktatin për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet dy shteteve të pavarura, si dhe zbatimin e plotë të të drejtave të pakicave", thuhet në deklaratë.

Treshja u ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve që të dalin në zgjedhjet e 17 nëntorit, kurse shefi i politikës së jashtme të BE-së, Javier Solana, ka shfaqur shpresën se këto zgjedhje nuk do të komplikojnë procesin e statusit.

Udhëheqësit kosovarë thanë pas takimit se pas 10 dhjetorit, Kosova do të shpallë pavarësinë, ndërsa presidenti Fatmir Sejdiu tha se janë refuzuar tërësisht propozimet e Beogradit, sepse "janë kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës". Sejdiu tha se "Kosova nuk mund të jetë peng i vazhdimit të pandërprerë të negociatave".

Takimi i radhës do të mbahet më 22 tetor në Vjenë. /Evropa e Lirë/