Telegrafi

Maqedoni: Mbyllet edhe Qendra kovide në Klinikën për vesh, hundë dhe sy

Pas mbylljes së djeshme të Qendrës kovide në Klinikën e Syve, sot u mbyll edhe Qendra kovide në Klinikën e Veshit, Hundës dhe Fytit.

Katër pacientët që janë në këtë klinik do të transferohen në një tjetër. Mbyllja vjen për shkak të uljes së numrit të të infektuarve.

Sipas raportit të sotëm në Shkup janë shtrirë 283 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë shtruar 359 pacientë, kurse vendi i shtretërve të lirë spitalor është 621./Telegrafi/