Site icon Telegrafi

Mbyllet e aplikimi në Anibar për konkurentët ndërkombëtar.Për konkurentët nga Kosova i hapur deri më 30 qershor

Këtë vit interesimi ishte shumë më i madh për pjesmarje në festival, në krahasim me vitet e kaluara numri i aplikimieve ishte rreth 800 ndërsa këtë vit shohim një rritje pothuajshe dyfish më të madhe. Konkurentët tani janë nga më shumë shtete të ndryshme të botes, gjë që na tregon rritjen e festivalit.

Numri i aplikimeve u rrit dyfish nga vitet e kaluara, për këtë vit kemi 1577 aplikime, të cilat vijn nga 78 shtete të ndryshme të botes. Ndërsa nga Kosova është 1 film për momentin. Për konkurentët nga Kosova aplikimi do të jetë i hapur deri me 30 qershor, pasi që filmat vendorë janë në fazën e produksionit.

Këtë vit juria përveq që do të ketë pjesëtar nga shtetet e ndryshme, do të ketë edhe nga Kosova. Për të dhënë çmimin e studentëve anëtarët e jurisë së studentëve do të jenë nga Akadamia e Arteve te Universitetit të Prishtines në mënyrë që ata ti zvillojnë aftësitë për kritiken e filmit, dhe mentor i tyre do të jetë një nga anëtarët e jurisë ndërkombtare. Gjithashtu do të ketë juri që përbëhet nga fëmijët të cilët do të vlersojnë filmat e fëmijëve. Rolin e jurisë do ta ketë edhe audienca që do të vendos për dy çmime.

Nga të gjithë aplikimet do të përzgjedhen 80 filma nga komisioni i brendshëm i festivalit, komisioni përbëhet nga 5 antarë të Anibarit. Filmat do ti nënshtrohen fazes garuese për cmimet gjatë festivalit, juria dhe çmimet fituese për këtë edicion janë:

Juria ndërkombëtare do t’i vlersoj filmat për këto çmime:
• Kurora për Çmimin Kryesor
• Kurora për Produksionin më të mirë
• Kurora për më të mirin në Ballkan
• Kurora për animacionin më të mirë mjedisor

Juria e përbërë nga studentët e Akadamisë së Arteve si dhe një mentore ndërkombëtare do t’i vlersoj filmat për këtë çmim:
• Kurora për Studentin më të mirë

Ndërsa audienca do të vlersoj filmat për këto çmime:
• Kurora për Çmimin e audiences
• Kurora për Muziken më të mire

Juria e përbërë nga fëmijët do t’i vlersoj filmat për këtë çmim:
• Kurora për Filmin më të mirë të fëmijëve
 

Exit mobile version