Ka përfunduar pjesa e parë në derbin mes Arsenalit dhe Manchester United që po zhvillohet në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.
45 minutat e parë sollën spektakël, me dy skuadrat që shënuan nga një gol.
Ishte minuta e 27-të e takimit kur Christian Eriksen asistoi te Marcus Rashford për golin e epërsisë.
https://twitter.com/vartatico/status/1698364587110748219
Mirëpo, një minutë kaloi nga goli i tyre dhe Gabriel Martienlli e gjeti në mënyrë perfekte Martin Odegaardin që i barazoi shifrat në 1-1.
Dy skuadrat zhvilluan lojë me tempo të lartë, duke synuar që të shënonin gola të tjerë.
Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, ndërsa me gjasë në 45 minutat e dytë do të tunden sërish rrjetat. /Telegrafi/
https://twitter.com/vartatico/status/1698365115211391149