Real Madridi e lëshoi epërsinë 4-1 ndaj Villarrealit, me këta të fundit që i barazuan shifrat në 4-4 dhe me kaq edhe përfundoi takimi i javës së 37-ë në La Liga.
Derisa pjesa e parë përfundoi 4-1 në të mirë të Los Blancos, që i shënuan golat me anë të Arda Guler (14’ dhe 45+2’), Joselu (30’) dhe Lucas Vazquez (40’).
Për vendasit shënoi Alexander Sorloth (39’), që edhe filloi të gjithë skenarin.
Sulmuesi në pjesën e dytë është i pandalshëm, pasi kompletoi het-trikun.
Në minutat 48-të, 52’ dhe 56-të, Sorloth shokoi Real Madridin, duke i barazuar shifrat në 4-4.
Norvegjezi është aktualisht golashënuesi më i mirë në La Liga me 23 gola dhe gjashtë asistime.
Real Madridi si kampion ka 94 pikë, ndërsa sezonin e mbyllë me ndeshjen ndaj Real Betisit që zhvillohet më 25 maj. /Telegrafi/