Barcelona e lëshoi fitoren nga dora në përballjen e parë me Atletico Madridin në Kupën e Mbretit, pasi ndeshja përfundoi 4-4.
Los Cholchoneros e filluan shumë mirë takimin, duke shënuar qysh në minutën e parë me anë të Julian Alvarez që u asistua prej Clement Lenglet.
Pesë minuta më vonë, Antoine Griezmann dyfishoi epërsinë e Atletico Madridit, ndërsa Alvarez ishte asistuesit.
Kaq ishte fuqia e ekipit të Diego Simeones, pasi Barcelona filloi shpartallimin e tyre.
Në minuan e 19-të, Pedri ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 2-1 me asistimin e Jules Kounde.
Tre minuta më vonë, Pau Cubardi i barazoi shifrat në 2-2, me Raphinhan që ishte në rolin e asistuesit.
Për ta përmbysur rezultatin u përkujdes Inigo Martinez (41’), që realizoi për 3-2 me një asistim të bukur prej Raphinhas.
Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, pasi në sekondat e fundit të takimit u barazuan shifrat.
Robert Lewandowski shënoi për 4-2 në minutën e 74-të, duke menduar se kishte përfunduar gjithçka.
Por, mysafirët e ngushtuan epërsinë e tyre në 4-3 me anë të Marcos Llorentes (84’), duke ndezur edhe më shumë takimin.
Samuel Lino asistoi te Alexander Sorloth në minutën e 90+3-të, për t’i barazur shifrat në 4-4
Barcelona do të jetë mysafire e Atleticos në javën e ardhshme, për të përcaktuar finalistin. /Telegrafi/