Telegrafi

Mbyllet derbi në Gjilan: Ballkani fiton tre pikë të mëdha ndaj Dritës

Ballkani është larguar me pikët e plota nga Gjilani.

Skuadra nga Theranda ka arritur të triumfojë 1-0 përball Dritës në kuadër të javës së 22-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja filloi e baraspeshuar, me dy skuadrat që u treguan mjaft të kujdesshme, derisa shkua edhe në pushimin e pjesës së parë me porta të paprekura.

Por, në 45 minutat e dytë, ndeshja kishte një ritëm më të lartë, me dy klubet që synonin fitoren.

Mirëpo, përkundër rasteve të shumta shënimi, Ballkani doli të jetë më konkretizuese dhe arriti ta fuste topin në rrjetë.

Ishte minuta e 71-të e takimit, kur Solomon shënoi për 1-0, duke i sjellë kështu skuadrës së tij tre pikë të arta.

Ballkani me këtë fitore është lider në BKT Superligën e Kosovës me 45 pikë, ndërsa Drita gjendet në vendin e tretë me 41 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore