Telegrafi

Mbyllet derbi në “Fadil Vokrri”: Ballkani mposht Prishtinën me super golin e Ermal Krasniqit

Foto: FC Prishtina/Facebook

Ballkani e ka mposhtur Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0, në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Pas vetëm tre minutash lojë, takimi ishte mjaft i tensionuar, pasi Hoti e Kuç kishin një përplasje mes tyre.

Ballkani më pas kishte një mundësi të artë përmes Ermal Krasniqit në minutë e 31-të, por topi përfundoi jashtë portë.

Në 45 minutat e dytë, skuadra nga Theranda e bombardoi portën e kampionit në fuqi përmes Krasniqit që shënoi super gol në minutën e 51-të.

Më pas, Ballkani mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Gashi u përjashtua nga fusha, shkaku që pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë.

Prishtina tentoi deri në fund që të merrte një pikë, mirëpo nuk ia doli, duke bërë që suharekasit të largohen me tre pikë nga kryeqyteti.

Pas javës së dytë, Ballkani është në vendin e dytë me katër pikë, aq sa ka edhe lideri Malisheva, Drita e Gjilani, gjersa Prishtina është në të tetin me një sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore