Telegrafi

Mbyllet derbi dramatik në Metropolitano: Një gol dhe dy kartonë të kuq në duelin kur Barcelona doli triumfuese ndaj Atleticos

Barcelona ka fituar 1-0 në udhëtim te Atletico Madridi, në derbin që u luajt në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Ishte minuta e 22-të e takimit, kur Ousmane Dembele pranoi një asistim nga Gavi, për të realizuar për 1-0.

Dy minuta më vonë, katalunasit patën një tjetër mundësi, por Gavi nuk ia doli të shënonte në portën e Atleticos.

Atletico Madridi u kundërpërgjigj më pas me anë të Marcos Llorenten në minutën e 32-të, por goditja e tij u bllokua.

Jose Maria Gimenez dhe Nahuel Molina më pas kishin mundësi të arta shënimi, mirëpo as këta nuk ia dolën ta shënjëstronin saktë portën.

Në minutën e 43-të, Antoine Griezmann nuk ia arriti të mposhte Ter Stegenin nga afërsia, pasi gjermani bëri një pritje brilante.

Pjesa e dytë pati raste të mira shënimi, mirëpo dy skuadrave u mungoi konkretizimi.

Isht minuta e 62-të e takimit, kur Dembele pati një mundësi të mirë në zonën e rreptësisë, mrëpo goditja e tij u bllokua.

Dhjetë minuta më vonë, Barcelona mendoi se shënoi edhe golin e dytë, por që Ferran Torres ishte në pozicion jashtë loje.

Në minutat e fundit të takimit, Stefan Savic i Atleticos dhe Torres i Barcelonës u ndëshkuan me kartonë të kuq në minutën e 90+3-të, duke bërë që derbi të përfundonte në mënyrë dramatike.

Barcelona vazhdon të jetë lidere me 41 pikë, tri më shumë se Real Madridi që është në të dytin, ndërsa Atletico ka 27 sosh.

Në javën e 17-të, Blaugranasit do të kenë punë me Getafen, ndërsa Los Cholchoneros takohen me Almerian. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore