Telegrafi

Mbyllet me barazim sfida mes Interit dhe Sociedadit, kalojnë në fazën e eliminimit direkt të LK-së

Interi dhe Real Sociedadi kanë barazuar pa gola në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle dominoi nga fillimi deri në fund të 45 minutave të parë, por që nuk arriti të tregonte më shumë.

Rastin më të artë në këtë pjesë e pati Hakan Calhanoglu në minutën e 39-të, por që goditja e tij me kokë shkoi jashtë.

Pjesa e dytë pati më shumë polemika, derisa u kërkua një penallti në minutën e 75-të.

Gjyqtari Sandro Scharer sinjalizoi se ishte penallti për skuadrën mysafire, pasi mesfushori turk kishte bërë një ndërhyrje të palejueshme.

Por, VAR-i përmirësoi arbitrin, duke treguar se nuk kishte penallti.

Dy skuadrat i ndanë pikët, ashtu sikurse edhe vendin e parë me 12 pikë, por që Sociedadi është lider i Grupit D falë golaverazhit, ndërsa Salzburgu dhe Benfica me nga katër. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore