Telegrafi

“Mbyllet” Ambasada amerikane në Tiranë

Në një njoftim të dhënë zyrtarisht nga vetë Ambasada amerikane, që mban datën 22 janar, bëhet e qartë pezullimi i aktivitetit të saj.

Njëkohësisht zyra e Ambasadës amerikane ka bërë të ditur se deri në një njoftim të dytë pezullohet puna e punonjësve të saj, raporton Balkanweb.

Shkak i këtij njoftimi është bërë situata aktuale në Shqipëri, që sipas SHBA-së pritet të shoqërohet dhe me protesta të tjera jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit. Në të njëjtë kohë personeli i ambasadës amerikane këshillohet të lëvizë në një mënyrë të kufizuar.

“Mediat lokale bëjnë të ditur se më 23 janar mund të ketë protesta sërish dhe ato mund të zgjasin për disa ditë. Raportet e tjera sugjerojnë se mund të ndodhin demonstrata në qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë në ditët e ardhshme. Personeli i ambasadës së SHBA-së është njoftuar që të gjitha funksionet zyrtare të ambasadës janë pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm dhe çdo udhëtim i panevojshëm personal duhet të jetë i kufizuar”, thuhet në njoftim zyrtar të Ambasadës së SHBA-së. /Telegrafi/