Është mbyllur me sukses aksioni humanitar për grumbullimin e të hollave për 31 vjeçarin nga Peja, Pajtim Krasniqi.
Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni ” njofton se në një kohë shumë të shpejtë është sigurua shuma e nevojshme për trajtimin (operimin) për 31 vjeçarit, Pajtim Krasniqi, i cili vuan nga një sëmundje e rendë në zemër dhe trajtimi i tij duhet të bëhet urgjent në Turqi, ne pamundësi për t’u kryer ne Kosovë.
E gjitha kjo fal besimit të madh dhe mbështetjes se pa rezervë të bamirësve në Kosove dhe Diasporë dhe në punën humane të Fondacionit “Avni Hyseni”.
Humanisti Adnan Hyseni ka njoftuar se më nuk pranohen të holla për Pajtim Krasniqin duke besuar në operim të suksesshëm të të riut nga Peja.