Klubet italiane kanë arritur që me mjaftë suksese të mbyllin këtë afat kalimtar veror.
Tifozët kanë mundur të shohin për më shumë se një muaj se kush u largua e kush u transferua në kampionatin italian.
Nuk munguan as befasitë nga lojtarët shqiptarë që ndryshuan skuadrat dhe në total janë pesë prej tyre që janë bërë me klub të ri.
Amir Rrahmani u largua nga Verona për të kaluar te te Napoli për 14 milionë euro, derisa edhe Marash Kumbulla ndoqi rrugën e tij, por për të kaluar te Roma.
Mërgim Vojvoda bëri një hap të madh në karrierë, pasi kaloi nga Standard Liege te Torino për shumën e 5.5 milionë euro.
Edhe Vedat Muriqi arriti që të realizonte qëllimin e tij, për të kaluar te Lazio nga Fenerbahce për shumën e 18 milionë euro, që është shitja rekord e klubit turk.
Edhe Adrian Ismajli kaloi në Serie A, pasi u largua nga Hajduku i Splitit dhe e kompletoi transferimin e Spezia. /Telegrafi/