Telegrafi

Mbyllet aeroporti ‘Dunedin’ në Zelandë të Re pas konstatimit të një pakoje të dyshimtë

Policia e Zelandës së Re mbylli sot aeroportin “Dunedin” pas zbulimit të një pakoje të dyshimtë, njoftuan autoritetet dy ditë pas masakrës në dy xhamitë e Christchurch.

“Aeroporti ‘Dunedin’ është aktualisht i mbyllur”, thuhet në një komunikatë.

Policia është në vendngjarje dhe një ekip i specializuar ka nisur punën për të përcaktuar përmbajtjen e pakos.

Një punonjës i kompanisë “Air New Zealand”, i cili ndodhej në vendngjarje tha për median në kushte anonimati se terminali i aeroportit nuk ishte evakuuar.

Vetëm një numër i vogël fluturimesh janë prekur nga mbyllja e aeroportit në Zelandën e Re. /Telegrafi/